Kryeministri Hristijan Mickoski tha se e ka pranuar letrën që i dërgoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Mikcoski tha se në pjesën e parë të letrës ai flet për situatën gjeopolitike, ndërsa në pjesën e dytë, siç thotë Mickoski, Ahmeti ankohet për vendimet e gjykatësve që janë zgjedhur me shumicë të BDI-së dhe LSDM-së, përcjell “TV21”.

“Pjesa e dytë është akuzë ndaj gjykatësve kushtetues që i ka zgjedhur shumica e LSDM-së dhe BDI-së, se po zbatojnë, paramendoni, program të OBRM-PDUKM-së. Nuk e kam ditur që këta gjykatës, do ta përsëris, të zgjedhur nga shumica e LSDM-së dhe BDI-së, zbatojnë program të OBRMPDUKM-së.

Se qenka i shqetësuar për lëndën për Ligjin për Gjuhët dhe se duhej që të intervenoj te gjykatësit kushtetues, të zgjedhur nga LSDM dhe BDI, të kenë kujdes se çfarë po bëjnë sepse në këtë mënyrë mund ta destabilizojnë shtetin, përafërsisht kjo është letra. Ja publiku le të vlerësojë nëse kjo meriton koment”, deklaroi Mickoski.

Ali Ahmeti përpos Mickoskit letër u ka dërguar edhe ndërkombëtarëve, si dhe kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti./Telegrafi/

 

Mickoski: Kam pranuar letrën e Ali Ahmetit, ankohet për gjykatësit që janë zgjedhur me shumicë të BDI-së dhe LSDM-së appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version