Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski deklaroi sot se inspektorët janë në teren për të analizuar çmimet në supermarketet kryesore, duke theksuar se shqetësimet për rritjen e çmimeve janë të vërteta.
Ai shtoi se qeveria është e angazhuar për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve dhe do të vazhdojë të veprojë për këtë qëllim, duke siguruar se do të ofrohen më shumë informacione deri të hënën.
“Po, të gjitha institucionet kanë dalë në terren, do të kisha më shumë informacion deri të hënën, por mund të them që jemi fjalë për fjalë në të gjitha supermarketet kryesore dhe po bëhet një analizë e detajuar, do të mund të ndaj më shumë informacion me publike deri të hënën. Por mund të them se një pjesë e asaj që na shqetësonte, pra frika jonë, po bëhet e vërtetë dhe realitet, ndaj ne po veprojmë dhe do të vazhdojmë të veprojmë. Ne si qeveri kemi obligim që ta mbrojmë standardin jetësor të qytetarëve”, tha sot Mickoski.
Ndryshe nga Drejtoria e të Ardhurave Publike sot njoftuan se qarkullimi ditor në tetë marketet më të mëdha në vend, është ulur për 46.59 për qind.
Mickoski: Institucionet janë në terren, po bëhet analizë e çmimeve nëpër marketet e vendit appeared first on Telegrafi.