
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka dërguar urim me rastin e festës së Fitër Bajramit për të gjithë qytetarët e besimit islam, duke u dëshiruar shëndet, gëzim, lumturi, paqe dhe qetësi në familjet e tyre.
Mickoski në urimin e tij shkruan se të pasurit duhet të mos i harrojnë të varfërit.
“Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Qeverisë të gjithë qytetarëve të besimit islam t’ju uroj festën e Fitër Bajramit dhe t’ju uroj shëndet, gëzim, lumturi, paqe dhe qetësi në familjet tuaja. Fitër Bajrami është një festë solidariteti dhe humaniteti, e cila i mëson të pasurit të përmbahen nga komoditetet personale dhe të mos harrojnë të varfërit dhe jetimët”, thuhet në urimin e Mickoskit.
Mickoski: Fitër Bajrami na mësoi solidaritetin, ndaj të mos harrojmë të varfërit dhe jetimët appeared first on Telegrafi.