Kryeministri Hristijan Mickoski kërkon reforma në administratën publike.

“Përpara se të filloj me rendin e ditës, dua të theksoj disa gjëra. Administrata publike nuk është vetëm një mekanizëm për zbatimin e ligjeve dhe politikave, ajo është fytyra e shtetit, pasqyrim i efikasitetit të tij dhe përkushtimit ndaj qytetarëve. Sa më mirë të organizohet, aq më shpejt dhe në mënyrë më cilësore do të ofrojë shërbime. Fatkeqësisht, në vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të dobësive, partizimit, joefikasitetit dhe mungesës së kompetencës në disa kuadro. Tani është koha për ndryshime,” tha kryeministri Mickoski.

Mickoski gjithashtu nënvizoi se nuk do të ketë më qëndrime në shtëpi dhe marrje pagash dhe se Qeveria do të përqendrohet në disa elemente ta bëjë administratën publike më efikase.

“Mund të kumtoj se nuk do të ketë më njerëz që qëndrojnë në shtëpi dhe marrin pagë.

Po luftojmë për një sistem meritash në vend të ndikimeve partiake.

Administrata profesionale nënkupton që punësimet dhe avancimet të bazohen në njohuri, aftësi dhe rezultate dhe jo në lidhje politike apo personale. Futja e kritereve transparente për përzgjedhje, testim dhe vlerësim të vazhdueshëm do të garantojë që vetëm më të mirët të jenë pjesë e institucioneve.

Trajnim dhe zhvillim i vazhdueshëm, bota po ndryshon shpejt dhe me të edhe sfidat në sektorin publik. Prandaj, nëpunësit tanë duhet të përmirësohen vazhdimisht. Do të sigurojmë programe trajnimi, shkëmbim përvojash me administrata të avancuara dhe implementim të praktikave më të mira ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/

Mickoski: Është koha për ndryshime, na nevojitet një administratë efikase dhe e përkushtuar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version