Kryeministri Hristian Mickoski sot e porositi BDI-në të përgatitet për përgjegjësi, ndërsa për zgjedhje kur të vijë koha do të përgatitemi.

Porosia nga kryeministri Mickoski ishte me kërkesë të gazetarëve për të komentuar deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokalet në tetor të vitit të ardhshëm.

“Unë e kuptoj se kryesia e BDI-së nuk dëshiron të jetë në opozitë, të frikësuar se përfundimisht e ndjejnë edhe ata vendosmërinë e Qeverisë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit. E dinë se gjithçka që kanë bërë gjatë 20 viteve, janë të vetëdijshëm dhe e dinë se ngadalë por sigurt po vjen dita kur duhet të marrin përgjegjësi. Prandaj, si rezultat i asaj frike, ata do të thosha, në mënyrë joparimore inkurajohen dhe mendojnë se në atë mënyrë do të magnetizojnë më shumë votues”, deklaroi kryeministri Mickoski pas mbikëqyrjes së punëve në drejtimin rrugor Prilep-Manastir, që është pjesë e Korridorit 10d.

Kjo Qeveri, theksoi ai, ka mandat katërvjeçar, ndërsa mbi 600 mijë qytetarë para pothuajse gjashtë muajve qëndruan prapa kësaj Qeverie dhe koalicioni. Prioritet i ynë, theksoi Mickoski, është të bëjmë atë që qytetarët e presin prej nesh.

“Kjo është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, reformat, puna e mundimshme, projektet… Kjo është ajo që ne e premtuam dhe kjo është ajo që në këto katër vite planifikojmë ta blejmë”, tha Mickoski, i cili së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski kryen mbikëqyrje të punëve në aksin rrugor Prilep-Manastir, pjeës e Korridorit 10d.

Shtoi se atë që e ka thënë gjatë pyetjeve të deputetëve në Parlament, ishte me qëllim që të dalin në sipërfaqe, siç tha, të gjitha fytyrat e rrejshme që janë në opozitë.

“Inkurajohen mes vete, ndërkaq kur të vijë puna të reflektohet ai guxim, disi në mënyrë qyqare fshihen dhe opinioni ishte i vetëdijshëm për përgjigjen që erdhi nga LSDM se ata praktikisht si parti politike janë mësuar vetëm të improvizojnë, dhe jo të reflektojnë diçka që është e rëndësishme për qytetarët.

Mickoski e porositi BDI-në të përgatitet për përgjegjësi appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version