Kryeministri Hristijan Mickoski dhe zv. kryeministri Izet Mexhit sot kanë takuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Këtë e njoftoi zv. kryeministri Izet Mexhiti përmes një postimi në Facebook.
“Gjatë qëndrimit në Londër, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit), realizuam takime, me një sërë liderësh dhe përfaqësuesish të rëndësishëm ndërkombëtarë. Bashkë me kryeministrin, Hristijan Mickoski, patëm kënaqësinë të takohemi edhe me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Diskutuam çështje kyçe që prekin rajonin tonë, përfshirë sfidat e sigurisë dhe perspektivat, për vendet tona. U ndalëm te integrimi në strukturat euroatlantike, që synon të sigurojë një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt për qytetarët tanë. Po ashtu, diskutuam për domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, për të përballuar sfidat e përbashkëta.
Theksova rëndësinë e aleatëve tanë strategjikë, si Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë mbështetës të fuqishëm të aspiratave tona euroatlantike. Partneriteti ynë me Britaninë e Madhe dhe SHBA-të është një shtyllë e fortë që siguron paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë.
Këto takime, jo vetëm që forcojnë lidhjet tona me partnerët ndërkombëtarë, por gjithashtu shërbejnë si një shtysë e rëndësishme për avancimin e agjendës sonë, për anëtarësimin e plotë në strukturat euroatlantike”, thuhet në njoftim.
Këto përpjekje, shton ai, janë thelbësore për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për, Maqedoninë e Veriut dhe rajonin tonë.
Mickoski dhe Mexhti takojnë Zelensky: Partneriteti ynë me Britaninë e Madhe dhe SHBA-të është një shtyllë e fortë që siguron paqen appeared first on Telegrafi.