Kryetari i OBRM-PDUKM-së dhe mandatari për formimin e qeverisë së re, Hristijan Mickoski nga fjalimi i ceremonisë në “34 vjetorin e OBRM-PDUKM-së shprehu respekt për të gjithë paraardhësit e tij dhe anëtarët e partisë duke theksuar se tani partia është e bashkuar dhe e fortë dhe mbetet ajo që ka qenë gjithmonë partia e popullit.
Mickoski tha se për disa ditë OBRM-PDUKM do ta formojë qeverinë e re dhe u dërgoi mesazh zyrtarëve të ardhshëm që t’i përveshin mëngët sepse i presin punë të palodhur dhe reforma të forta.
“Askush nga këtu në sallë nuk lejohet të qëndrojë mënjanë. Askush nga ju nuk mund të ketë biznese private dhe të drejtojë institucione”, tha Mickoski.
Nuk duhet, vazhdoi ai, të mbeteni të paarritshëm për qytetarët.
“Kërkoi punë, ndershmëri, përmbushje të detyrave, transparencë”, tha Mickoski.
Duke iu referuar akuzave se “koalicionit VLEN” ju është dhënë shumë pozita, kryetari i Mickoski u përgjigj se “as nuk japim e as marrim” dhe se përderisa partnerët e koalicionit punojnë sipas ligjit, do të jenë partnerë të barabartë./Telegrafi/
Mickoski: Askush nga ju nuk mund të ketë biznese private dhe të drejtojë institucione appeared first on Telegrafi.