Kryeministri Hristijan Mickoski reagon se nuk janë të vërteta akuzat e opozitës se koalicioni qeveritar ka pasur njëfarë marrëveshjeje për arratisjen e shtetasit të kërkuar kosovar, Blerim Ramadani.

Mickoski për këtë rast i bënë përgjegjës gjykatësit.

“Gjyqtari që urdhëron arrestin shtëpiak është i njëjti gjyqtar që ka trajtuar rastin për rrahësit në MNAV. Asnjë zyrtar i njohur nga VLEN, OBRM-PDUKM apo ZNAM nuk mori pjesë atje. Atje ka marrë pjesë personalisht kryetari i degës së BDI-së në Çair. I njëjti gjyqtar i liroi, i njëjti që urdhëroi arrestin shtëpiak. Ai është gjyqtari i preferuar i ish-qeverisjes”, tha Mickoski për “Alfa”.

Ai shtoi se ky gjyqtar është përzgjedhur, zgjedhur dhe më pas avancuar në kohën e qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së.

Ai kërkoi që për këtë rast të hetojë Këshilli Gjyqësor dhe kryeprokurori i shtetit./Telegrafi/

Mickoski: Arsyeja e arratisjes së Ramadanit është gjyqtari i preferuar i BDI-së dhe LSDM-së appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version