“100 ditët e ardhshme janë thelbësore për të pasur një proces zgjedhor sa më të besueshëm. Secilit e ka të qartë se OBRM-PDUKM do të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Qëllimi ynë është të fitojmë 61 deputetë për të mundësuar transformimin e plotë të Maqedonisë”.

Këtë e tha kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski në debatin “Është e rëndësishme”. Ai theksoi se do të tregojnë diçka ndryshe nga ajo që ka ndodhur më parë dhe shtoi se pesë përfaqësuesit e tyre në qeverinë teknike do ta tregojnë në 100 ditët e ardhshme.

“Vlerësoj që këta pesë profesionistë do të tregojnë se nuk janë të gjithë njësoj dhe më 8 maj do të festojmë”, tha Mickoski.

Dje partia e Mickoskit ka propozuar emrat e pjesëtarëve të tyre që do të jenë pjesë e Qeverisë teknike./Telegrafi/

Mickoski: 100 ditët e ardhshme janë të rëndësishme për të pasur proces zgjedhor të besueshëm appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version