Koordinatori i Grupit Parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski pret të sigurojë shumicën e nevojshme prej dy të tretash për të miratuar ndryshimet ligjore lidhur me ndryshimet e ministrive në Qeveri.

“Është një premtim parazgjedhor që ua kemi dhënë qytetarëve dhe me të cilin i kemi prezantuar në periudhën parazgjedhore. Aktualisht jemi duke punuar në Ligjin për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore, gjegjësisht ristrukturimin e ministrive të caktuara dhe pres që të marrim mbështetjen e 80 deputetëve që të funksionojë ajo që kërkohet nga qytetarët”, tha Micevski në një deklaratë për media pas koordinimit të parë zyrtar të sotëm të kryeparlamentarit Afrim Gashi me përfaqësuesit e partive.

Ai theksoi se e gjithë zgjidhja ligjore është drejt përfundimit dhe pret që ajo të dorëzohet zyrtarisht brenda ditëve në vijim./Telegrafi/

Micevski: Pres që të sigurojmë dy të tretat e shumicës për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version