Nikolla Micevski, koordinator i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së tha se i vjen keq që Kodi Penal është miratuar në atë mënyrë.
Ai shton se ligji me siguri do të ishte miratuar, por ka mbetur i befasuar nga ajo që ka ndodhur në mbrëmje, por edhe të nesërmen.
Micevski për “TV21” gjithashtu njoftoi se partia e tij do të dalë me kandidatët për Qeverinë teknike më së voni deri më 26 janar.
Micevski beson se kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski do të japë dorëheqjen më 25 janar./Telegrafi/
Micevski: OBRM-PDUKM deri më 26 janar do të njoftojë emrat e kandidatëve për qeverinë teknike appeared first on Telegrafi.