Sipas koordinatorit të grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, OBRM-PDUKM ka përgatitur dhe dorëzuar në Kuvend amendamente për dy zgjidhje ligjore, Ligjin për dokumentet e udhëtimit dhe Ligjin për patentë shoferë, gjegjësisht për sigurinë në komunikacion.

“Procedura është urgjente, edhe ju e shihni se opinioni është i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje dhe sot ne si grup parlamentar i OBRM-PDUKM-së i kemi përgatitur ligjet dhe i kemi dorëzuar në arkivin e Kuvendit.

Gjithashtu, kemi paraqitur kërkesë për thirrjen e seancës urgjente me nënshkrimin e 20 deputetëve. Kryetari i Kuvendit mund ta thërrasë seancën gjatë ditës së sotme.

Ndryshe, në lidhje me vetë vendimet ligjore, bëhet fjalë për ndryshimin e dispozitave të dy Ligjeve që parashikojnë plotësimin e afateve në lidhje me këtë vendim ligjor për dokumentet e udhëtimit dhe patentë shoferët. Me këtë amendament do të zgjerohet dispozita që të vlejnë edhe në periudhën e ardhshme”, tha Micevski./Telegrafi/

Micevski: Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së propozon ndryshime ligjore për dokumentet personale appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version