Zëvendës kryeministri i parë, Izet Mexhiti komentoi relacionin që ka VLEN me ZNAM-in si partnerë koalicioni.

Me këtë rast, Mexhiti ka theksuar se VLEN nuk ka problem me ZNAM-in në Qeveri, ndërsa ZNAM duhet të deklarohen nëse duan partner tjetër, duke aluduar në BDI-në.

“Ka një kapacitet demokratik në Qeveri dhe vazhdimisht bisedohet për gjetjen e zgjidhjeve në interes të qytetarëve”, shtoi Mexhiti.

I pyetur për foton me flamurin shqiptar gjatë vizitës në Kombet e Bashkuara, zëvendëskryeministri në emisionin Trilling të TV24 theksoi se në mesin e flamujve të shumtë ishte edhe flamuri shqiptar, por edhe flamuri kombëtar i Maqedonisë së Veriut, të cilët edhe u publikuan.

“Unë jam përfaqësues i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe jam fotografuar para flamurit kombëtar, por jam edhe shqiptar dhe këtë nuk e fsheh. Në Kushtetutën tonë të Republikës së Maqedonisë së Veriut thuhet se ne jemi pjesë e popullit shqiptar”, tha zëvendëskryeministri i parë Mexhiti.

Sipas tij, njëri flamur është kombëtar maqedonas dhe flamuri tjetër është i të gjithë shqiptarëve në mbarë botën, jo vetëm i shtetit të Shqipërisë.

Ai ka theksuar se Kosova është një shtet i ri me flamurin e vet shtetëror, por në raste të ndryshme të gjithë identifikojnë dhe përdorin flamurin shqiptar, i cili ka një histori që nga koha e Skënderbeut.

Mexhiti: VLEN nuk ka probleme me ZNAM-in, nëse ata duan partner tjetër në koalicion atëherë le të deklarohen appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version