Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN sot u shpreh procesi zgjedhor gjatë ditës së sotme ka nuk ka qenë demokratik, ndërsa koalicioni VLEN është fitues absolut në zgjedhje.
“Për fat të keq institucionet e shtetit që kanë për detyrë të garantojnë procesin sot edhe një herë u vunë në shërbim të BDI-së”, tha Mexhiti.
Ai shtoi se në vendvotime janë parë funksionarë të BDI-së për të bërë presion ndaj qytetarëve dhe kjo është e faktuar.
“Për të gjitha këto ngjarje ne do t’i informojmë përfaqësuesit e ambasadave, misionet vëzhguese të zgjedhjeve dhe institucionet tjera relevante në vend dhe jashtë”, tha Mexhiti.
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik appeared first on Telegrafi.