Fatmir Mexhiti nga krahu i Arben Taravarit në Aleancën për Shqiptarët tha se sonte në Kumanovë përveç takimit me qytetarët, do të mblidhet edhe Kuvendi Qendror i partisë.
Mexhiti tha se në mbledhje do të diskutohet rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
“Do të thotë do të jetë një tubim i zakonshëm, normal me qytetarët, ne tash kemi filluar të gjitha partitë me parapërgatitjet, si çdo parti tjetër, për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, dhe atje do të mbajmë edhe Kuvendin e partisë Aleanca për Shqiptarët, edhe do të marrim drejtimin se si do të shkohet në zgjedhjet parlamentare”, theksoi Mexhiti.
Mexhiti tha se Aleanca për Shqiptarët nuk do të lejojë kuajt e Trojës të BDI-së të jenë pjesë e partisë.
“Tani më në fund është e qartë se cilët janë anëtarët e vërtetë të Aleancës që punojnë me ndershmëri dhe qëndrojnë pas ideologjisë së partisë dhe cilët ishin ata që për hir të interesave personale vendosën ta përdorin BDI-në në politikë. Aleanca për Shqiptarët tashmë është e bashkuar dhe më e fortë. Është kështu sepse më në fund qytetarët dhe simpatizantët mund të bëjnë ndryshimin dhe të jenë të sigurt se nuk do të kemi kuaj të trojes të BDI-së që do ta shkatërrojnë partinë”, shtoi Mexhiti./Telegrafi/
Mexhiti: Sonte në Kumanovë do të mbajmë edhe Kuvendin e ASH-së appeared first on Telegrafi.