Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti i iu përgjigj akuzave të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ditë më parë tha se qeveria aktuale po i poshtëron shqiptarët dhe ftoi koalicionin VLEN të largohet nga qeveria.
Mexhiti i ka hedhur poshtë këto deklarata të Ahmetit, duke thënë se shqiptarët nga kjo qeveri po marrin pjesën e tyre.
“Shqiptarët marrin shumë pjesë në buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pra, ata marrin diku rreth 30 milionë euro vetëm në këtë gjysmë viti dhe atë e marrin edhe komunat që nuk janë VLEN, por janë BDI. Dhe po t’i ulësh pa kamera dhe të flasësh sinqerisht, thonë më mirë për ne kur është BDI në opozitë sesa kur BDI ishte në qeveri. Jemi të habitur që nuk kemi projekte aq sa Qeveria jep mjete për realizimin e projekteve konkrete për qytetarët. Është hera e parë që një qeveri nuk bën ndarje si në të kaluarën, kur Çairi dhe Tetova nuk morën asnjë qindarkë nga buxheti i Maqedonisë. Deklaratat e zotit Ahmeti nuk mbajnë”, tha Mexhiti.
Mexhiti: Shqiptarët në këtë qeverisje marrin pjesën e tyre, deklaratat e Ali Ahmetit nuk qëndrojnë appeared first on Telegrafi.