Zv. kryeministri Izet Mexhiti njofton se në tetor do të ketë takim mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri Hristijan Mickoski.

Duke folur për bashkëpunimin e qeverisë së re me Kosovën dhe Shqipërinë, Mexhiti  për “TV21” njoftoi takimi do të jetë për të thelluar bashkëpunimin.

“E kemi lënë pra që në muajin tetor të bëhet një takim ndërmjet dy kryeministrave, kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrit të Maqedonisë, apo dy qeverive, edhe këtu për ta thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Prioritet i VLEN-it janë bashkëpunimet me këto dy shtete tona amë dhe po ashtu integrimi i vendit në Unionin Europian”, tha mes tjerash Mexhiti.

 

Mexhiti: Rama në tetor takohet me Mickoskin appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version