Zv. kryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, së bashku me drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ivana Ginovska dhe ud. drejtori i Ndërmarrjes Publike “Drislla” Nenad Josevski ka vizituar deponinë “Drislla”. Gjatë kësaj vizite u diskutua për rëndësinë e investimeve në landfill, me qëllim që ai të jetë plotësisht funksional dhe të ofrojë shërbime më të sigurta dhe më efikase.
Mexhiti, thuhet në njoftim, theksoi nevojën e mbylljes së deponisë, para së gjithash për arsye sigurie, dhe kjo do të mundësojë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.
Ai theksoi se investimet e nevojshme do të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të punës dhe do të kontribuojnë në menaxhimin më të mirë të mbetjeve në rajon.
Kjo vizitë theksoi përkushtimin e Qeverisë për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe ofrimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët./Telegrafi/
Mexhiti: Prioritet Investimet për Siguri dhe Menaxhim të Mbetjeve në deponinë Drislla appeared first on Telegrafi.