Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, gjatë parqitjes së tij në konferencën vjetore “Viti i Mundësive Evropiane” deklaroi se ka filluar një reformë në kujdesin parësor shëndetësor, ku pacientët nuk duhet të shkojnë më tek specialistët për nevojat elementare, ndërsa edhe mjekët e familjes ndjehen të vlerësuar.
“Ne jemi një vend shembull për zbatimin e kësaj reforme në KSHP, për të cilën u vlerësuam si shtet dhe personalisht nga Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Evropën, Organizatë e cila ishte partneri dhe mbështetja jonë e vazhdueshme në këtë reformë. Ky është vetëm një konfirmim që ne si Ministri përmbushim kërkesat dhe pritshmëritë e pacientëve. Nga ana tjetër, në këtë mënyrë përmes proceseve reformuese në sistemin shëndetësor mbrojmë edhe shëndetin e pacientëve. Këto reforma në KSHP mundësojnë zbulimin me kohë të sëmundjeve kronike te pacientët, si dhe monitorimin më të mirë të atyre që tashmë janë të diagnostikuar”, tha Mexhiti.
Mexhiti theksoi se pas 13 vitesh, lista pozitive e ilaçeve është duke u rishikuar dhe në listën pozitive do të jenë dhjetë ilaçe të reja, të cilat do të kursejnë partë e pacientëve.
“Ne si Ministri e Shëndetësisë jemi krenarë që me mbështetjen e UNICEF-it dhe USAID-it, si dhe të klinikave universitare për psikiatri dhe gjinekologji, kemi arritur që për herë të parë në këtë shkallë, të ofrojmë të dhëna shkencore për shëndetin mendor të adoleshentëve dhe familjeve të tyre, si dhe gratë në periudhën perinatale. Ministria e Shëndetësisë ka tashmë një Strategji për Shëndetin Mendor 2018-2025. Prioriteti i parë i Strategjisë Kombëtare të Shëndetit është shëndeti mendor i fëmijëve dhe adoleshentëve, gjegjësisht zhvillimi i një rrjeti institucionesh në vend me ndihmën e Bashkimit Evropian. – gjatë këtij viti priten projekte konkrete. Shëndeti mendor është një epidemi “e heshtur” pas pandemisë Kovid, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë. Dhe për këtë do të ndjekin shqyrtimin e rekomandimeve nga studimet dhe mënyrën e zbatimit të një pjese të rekomandimeve”, theksoi Mexhiti.
Mexhiti: Praktikat evropiane në shëndetësi të mbështetura nga organizata ndërkombëtare appeared first on Telegrafi.