Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Izet Mexhiti sot deklaroi se pa dallim se ingerencat e kujt janë, do të ndihmojnë për deponinë që po digjet në Likovë rreth 10 ditë.
Ai tha se do t’u ndihmojnë edhe komunave edhe qytetarëve.
“Në periudhën e ardhshme është çështje ditësh se kur do të jemi dëshmitarë të fillimit të punës fillimisht në Sveti Nikollë, po punohet intensivisht edhe për Manastirin, po punohet edhe në deponitë tjera rajonale. Nuk do të ndalemi këtu. Po punohet edhe për fazën e dytë – riciklimin, që është më me rëndësi për sa i përket deponive”, iu përgjigj ai pyetjes së gazetarëve për deponitë rajonale që moti janë paralajmëruar.
Mexhiti iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në komunën e Studeniçanit.
Mexhiti: Pa dallim ingerencat e kujt janë, do të ndihmojmë për deponinë që po digjet në Likovë appeared first on Telegrafi.