Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga muaji nëntor, mbi 61 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal.

Nga MSH thonë se vaksinimi falas kundër kësaj sëmundje mbulon këto grupe: personat e moshuar (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve dhe personat e punësuar në institucionet sociale për mbrojtjen e të moshuarve.

“Vaksinimi mbron dhe përfaqëson masën më të mirë parandaluese që parandalon shfaqjen e formave më të rënda, komplikacioneve dhe vdekjes, veçanërisht në grupet e prirura për rrezik. “Vaksinat veprojnë, kanë imunogjenitet të dëshmuar dhe efikasitet të mirë”, thotë ministri Fatmir Mexhiti.

Nga MSH thonë se qytetarët e interesuar ende kanë mundësi të regjistrohen për vaksinim falas duke plotësuar aplikacionin në ueb faqen zyrtare: https://vakcinacija.mk, dhe më pas me SMS marrin informacion për datën, kohën dhe vendin e saktë të vaksinimit./Telegrafi/

Mexhiti: Mbi 61.000 qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version