Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti ka përgënjeshtruar sot deklaratën e ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev, i cili ka deklaruar se komunikatat zyrtare të ministrive do të publikohen vetëm në gjuhën maqedonase.

Mexhiti tha se komunikatat qeveritare do të jenë edhe në gjuhën maqedonase edhe në atë shqipe.

“Ka qëndrim në Qeveri se do të respetohet dygjuhësia. Çdo ministri duhet të drejtohet në dy gjuhë….Duhet të jetë edhe maqedonisht edhe shqip….Nëse nuk e respekton bën shkelje ligjore”, tha Mexhiti.

Dje minsitri Minçev deklaroi se do të jenë vetëm maqedonisht, por me kërkesë të ndonjë individi mund të përkthejnë në shqip, duke e ditur se tashmë e disa muaj kjo ministri që udhëhiqet nga Minçev komunikon vetëm në gjuhën maqedone.

Mexhiti: Kush nuk e respekton gjuhën shqipe bën shkelje ligjore appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version