Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti i ka urur mirëseardhje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke thënë se ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të regjionit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Me kënaqësi të veçantë mirëpritëm Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në një vizitë pune, të frytshme, konstruktive, por edhe vëllazërore.

Diskutuam çështje të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, me fokus të veçantë tek lidhjet tona të forta, të cilat synojmë t’i forcojmë edhe më tej.

Ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të regjionit, duke demonstruar bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Përmes këtij bashkëpunimi, synojmë të përmirësojmë pozitën e tonë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Mirë se erdhe, kryeministër!” shkruan Mexhiti.

Kurti sot është në takim zyrtar në Qeverinë e Maqedonisë ku është takuar me kryeministrin e Maqedonisë, Hristijan Mickoski. Kjo është vizita e parë e Kurtit në Maqedoni me përbërjen e re të qeverisë. /Telegrafi/

 

Mexhiti-Kurtit: Ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të regjionit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version