Zëvendës kryeministri Izet Mexhiti, sot në press konferencë prezantoi të arriturat për 100 ditët e para të Qeverisë.
Ai tha se përfaqësuesit e Frontit Evropian nuk janë mësuar të jenë në opozitë dhe dëshirojnë të me çdo kusht të jenë në pushtet, madje sipas tij dhe largimi i Menduh Thaçit nga Fronti ndodhi sepse as në të kaluarën e as tash nuk kanë ideologji të njejtë.
“Kishte të shtëna, kishte vrasje nga aktorët e njëjtë. Ata janë bashkë si Front Evropian jo për ndonjë vlerë evropian as për ndonjë ideologji por qëllimi ishte me çdo çmim të jenë në pushtet. Momentin që nuk ka pushtet nuk ka çfarë i bën bashkë. Nuk u destabilizua as shteti dhe as qeveria por u destabilizua Fronti Evropian. Ky është vetëm fillimi i fundit të tyre”, deklaroi Mexhiti.
Mexhiti: Ka destabilizim në Frontin Evropian, kur nuk kanë pushtet s’ka çfarë i bën bashkë appeared first on Telegrafi.