Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti konfirmoi se në koalicionin VLEN është hapur debati që katër partitë politike, Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, të shkrihen në një parti, VLEN.
“Në VLEN pra nuk bisedohet për ndarje, shkohet një hap më tutje. Kemi hapur një debat brenda neve se a duhet të shkrihet në një, a duhet të fuzionohet apo VLEN-i të mbetet si ombrellë, 4 subjektet të zhvillohen brenda VLEN-it. Pra është një debat shumë konstruktiv, një energji pozitive pra”, tha Mexhiti për TV21.
I pyetur nëse ka ambicie që të kalojë në krye të kësaj partie, në rast se e njëjta formohet, Mexhiti tha se për të e rëndësishme që të ketë sukses programi.
“Unë nuk pretendoj, nuk është individuale, nuk është agjendë personale. Nuk pretendoj që unë të jem i pari. Mua më mjafton që ekipi të lëvizë suksesshëm, të lëvizë programi, platforma, të demonstrojmë te qytetarët se ky është ndryshimi i vërtet”, theksoi Mexhiti.
Mexhiti: Është hapur debati që VLEN të bëhet parti appeared first on Telegrafi.