Kreu i Lëvizjes Demokratike nga radhët e VLEN, Izet Mexhiti, konfirmoi pretendimet e mëhershme të Mickoskin për shtimin e numrit të deputetëve të shumicës. Sipas Mexhiti, 3-4 deputetë të Frontit do t’i bashkohen shumicës.
“Nga ato 18 deputetë, 3-4 më janë pjesë e shumicës së re. Nuk do t’i përmend sonte emrat por aty ka parti turke dhe komuniteti turk nuk ka kapacitet dhe potencial të mbetet katër vjet në opozitë, ata veten e shohin në qeverinë e ardhshme. Ka edhe disa deputetë të tjerë që janë me Ahmetin dhe nuk i lidh asgjë, në të kaluarën kanë luftuar, i kanë bërë atentat njëri-tjetrit dhe kanë shkaktuar viktima tek shqiptarët dhe pasoja të rënda. Vetëm janë bashkuar të jenë pjesë e qeverisë. Pra, misioni ka dështuar”, tha Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike.
Deputetët Bejxhan Iljaz dhe Salih Murat mohuan deklaratën e Mexhitit duke thënë për portalin 360 gradë, se mbeten me Frontin. Megjithatë, më herët, edhe kreu i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski kishte deklaruar se janë të paktën tre deputetë nga opozita e re që do t’i bashkohen shumicës së re.
Paralelisht me këto pretendime, tre partitë pritet të bashkëqeverisin duhet të mbyllin së shpejti marrëveshjen mes tyre. Tashmë kanë mbetur edhe tetë ditë të tjera deri në skadimin e afatit dhjetëditor për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë.
Mexhiti: Deputetë të Frontit Evropian do t’i bashkohen shumicës appeared first on Telegrafi.