Zv. kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti njofton se brenda një viti do të punësohen 2-3 mijë shqiptarë, njoftojnë nga LD.
Gjatë një aktiviteti partiak në zyrtarizmin e degës së LD-së në Shuto Orizare, Mexhiti theksoi se brenda një viti qeveria do të realizojë më shumë punësime sesa janë bërë gjatë dy mandateve të kaluara nga subjektet tjera politike shqiptare.
“Për çështjen e punësimeve do të bëjmë brenda një viti aq punësime sa kanë bërë ata brenda dy mandateve, 8 vite në qeveri. Pra, do të bëhen qindra e qindra, mos të them 2-3 mijë shqiptarë në administratën shtetërore, publike dhe gjithandej ku ka nevojë për t’i ripërtërirë ato vende pune, duke eliminuar një pengesë dhe një problem të qytetarëve tanë, që të mos ikin jashtë vendit, që të mos e shohin perspektivën e tyre jashtë vendit”, deklaroi Mexhiti.
Mexhiti tha se janë të përkushtuar për të siguruar një përfaqësim më të drejtë dhe më dinjitoz të shqiptarëve në institucionet shtetërore, duke krijuar mundësi konkrete për punësim dhe zhvillim profesional./Telegrafi/
Mexhiti: Brenda një viti do të bëjmë aq punësime të shqiptarëve, sa kanë bërë ata brenda tetë viteve appeared first on Telegrafi.