Zv. kryeministri i ardhshëm dhe ministër i Ekologjisë, Izet Mexhiti në konventën promovuese të kuadrove pjesëmarrës në ekzekutiv premtoi se do të zëvendësohet balancuesi me ligj për përfaqësim të drejtë.
“Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë. Me këtë përfaqësimi do të bëhet obligim ligjor”, tha Mexhiti.
Shfuqizimi i balancuesit është edhe pjesë e programit qeveritar.
Avokati i Popullit, paraprakisht për “Alsat” deklaroi se megjithatë balancuesi nuk duhet të hiqet tërësisht, por të avancohet ose të zëvendësohet me ndonjë masë tjetër.
Mandatari për formimin e qeverisë së re, Hristijan Mickoski më herët ka paralajmëruar se do të hiqet balancuesi, për shkak se qytetarët nuk duhet të ndahen në baza etnike gjatë punësimeve.
Për heqjen e balancuesit, dje reaguan edhe nga Froni Europian nga ku thanë se kjo do të ishte një goditje e drejtpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit.
Ndryshe balancuesi është instrument i cili mban llogari për përfaqësimin e komuniteteve në institucionet shtetërore.
Qëllimi kryesor i këtij instrumenti qe bazohet në Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutë është që të parandalojë diskriminimin.
Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë appeared first on Telegrafi.