Sot, Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka kryer një vizitë zyrtare në Poliklinikën Çair, ku ka prezantuar investimet dhe përmirësimet e reja në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore.

“Bëhet fjalë për 5 aparate të reja digjitale ECHO kolor doppler – investim i vetë institucionit i dedikuar për Shtëpinë e  Shëndetit në Shkup.
Njëri nga aparatet ECHO kolor doppler, do të vendoset në kabinetin e gjirit në Poliklinikën Çair dhe i dyti është planifikuar për repartin e mjekësisë interne, i cili do të jetë i pajisur me sondë kardiake. Në Poliklinikë, aparati i vjetër për gastroskopinë është zëvendësuar me gastroskop të ri bashkëkohor” tha Mexhiti.

“Si Ministri e Shëndetësisë, jemi fuqishëm të përkushtuar për përmirësimin e kushteve në shëndetin publik përmes blerjes së pajisjeve të reja, rikonstruksioneve dhe investimeve në kapitalin njerëzor. Në Shtëpinë e Shëndetësisë Shkup gjatë muajit shtator janë bërë 42 punësime të reja. Prej tyre, 22 mjekë të mjekësisë janë të punësuar në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore” shtoi ai.

Përveç kësaj, është njoftuar instalimi i një gjeneratori të ri për prodhimin e energjisë elektrike dhe implementimi i sistemit pax në të gjitha kabinetet me rreze X në Shtëpinë e Shëndetit Shkup. Ministri Mexhiti ka përfunduar fjalimin e tij duke shprehur vendosmërinë e tij për të vazhduar përmirësimin e kushteve në shëndetin publik nëpërmjet investimeve dhe përmirësimeve të vazhdueshme në infrastrukturë dhe personel shëndetësor. /Telegrafi/

Mexhiti: Aparatet ECHO kolor doppler dhe ndryshimet të reja në Poliklinikën Çair appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version