Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Këshilli Themelues i partisë e ka autorizuar që të vazhdojë bisedimet për formimin e qeverisë së re.
“Unanimisht anëtarët e Këshillit Themelues më autorizuan që të vazhdojmë me bisedimet”, shprehet Mexhiti.
Mexhiti thekson se pika e fundit e mbledhjes së djeshme ishte zgjedhja e zëdhënësit të Lëvizjes Demokratike, në të cilën u zgjodh Fari Hiseni.
“Pika e fundit e mbledhjes së djeshme ishte zgjedhja e zëdhënësit të Lëvizjes Demokratike, ku me mbështetje të plotë të anëtarëve të Këshillit Themelues u zgjodh aktivisti Fari Hiseni”, shprehet në fund Mexhiti./Telegrafi/
Mexhiti: Anëtarët e Këshillit Themelues më autorizuan të vazhdojmë me bisedimet për Qeverinë e re appeared first on Telegrafi.