Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar me një deklaratë të gjatë ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, duke iu drejtuar tij me nofkën “Abaz.” Mexhiti ka komentuar serinë e deklaratave të Ahmetit dhe krerëve të shtetit shqiptar në lidhje me përzierjen e subjekteve politike nga Kosova dhe Shqipëria në Maqedoninë e Veriut.

Mexhiti e karakterizon nofken “Abaz” si një element parimore dhe kombëtare, duke thënë se në politikë është e rëndësishme të zgjidhen betejat me kujdes dhe të përqendrohen në çështje madhore, duke shmangur polemikat e panevojshme.

Në reagimin e tij, Mexhiti shpreh keqardhjen për deklaratat e fundit të Ahmetit dhe BDI-së, duke i cilësuar ato si irelevante, politikanteske dhe cinike. Ai thekson se pjesëmarrja e Vetëvendosjes nga Kosova në zgjedhjet e Maqedonisë nuk mund të krijojë precedent për pjesëmarrje të ngjashme nga Serbia apo Bullgaria, duke përmendur një deklaratë e tij më parë për kufizimet e partive politike të vendeve të tjera në Maqedoni të Veriut.

“Por është e pakuptueshme dhe skandaloze që Ahmeti dhe BDI akuzojnë për gjëra të paqena, si që është pjesëmarrja e Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që në Maqedoni të Veriut për vite rresht egziston dhe vepron e ashtuquajtura Српска Напредна Странка у Македонији (Partia Përparimtare Serbe në Maqedoni) e cila përshkruan veten si e themeluar “sipas modelit të Srpska Narodna Stranka e cila eshte e formuar, me seli dhe vepron në Serbi (e drejtuar nga Aleksandar Vuçiç) me të cilën ndanë lidhje të përbashkëta dhe bazamentet e orientimit politik”. Partia në fjalë, pra simotër e partisë SNS në Serbi, është e regjistruar legalisht në Maqedoninë e Veriut në vitin 2006, drejtohet nga Dragisha Miletiç dhe kishte një deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në mandatin 2011 deri 2014″ thekson ai.

Lidhur me akuzat ndaj Vetëvendosjes dhe opozitës shqiptare, Mexhiti thekson se është e papranueshme që Ahmeti akuzon pa baza, ndërsa hesht për veprimet e partive serbe në Maqedoni të Veriut.

Në lidhje me deklaratat e fundit të Ahmetit për ndërhyrjen e Kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, Mexhiti shprehet se nuk konsideron këto veprime si “ndërhyrje,” duke shtuar se në politikë tolerohen shumë gjëra në periudhat parazgjedhore.

Mexhiti i bën thirrje Ahmetit që nëse ka të drejtë të kritikojë, ta bëjë atë me guxim ndaj tij dhe opozitës, por jo në kurriz të Kosovës dhe Shqipërisë. Ai shpreh bindjen se historia e Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut do vazhdojë, duke bartur lavdimin dhe sfidën e kohës. /Telergafi/

Mexhiti: Ahmeti dhe BDI, akuzat e panevojshme dhe irelevante për politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version