Mersiha Smailoviq, e mbështetur nga Lidhja Demokratike Boshnjak (LDB), është kandidate për Presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet presidenciale 2024.

Ajo është e njohur për publikun si aktiviste civile në luftën për të drejtat e njeriut.

Në një konferencë për shtyp ku u promovua kandidatura e saj, ajo tha se megjithëse është hera e parë që komuniteti boshnjak ka kandidatin e tij presidencial, përkatësia e saj etnike nuk e përcakton atë në një kontekst politik dhe programi dhe angazhimet e saj do të jenë për një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzit në shoqërinë tonë multietnike dhe se fokusi i fushatës do të jetë tek të gjithë qytetarët e vendit.

Ideja e saj për planin e brendshëm është forcimi i kohezionit, kurse për planin e jashtëm për forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe marrëdhënieve me partnerët strategjikë, ekskluzivisht nga ajo që është në interes të qytetarëve./Telegrafi/

Mersiha Smailoviq është kandidate për president të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version