Para rreth gjysmë ore Qeveria e tërhoqi propozimin që drejtor i ri i M-NAV të jetë Ilir Mehmedi, dhe vendosi për propozimin e ri që në krye të kësaj detyre të vijë Hekuran Asani, transmeton TV21.
Ky ndryshim u bë për shkak se propozimi fillestar Ilir Mehmedi nuk i plotësonte kushtet sepse nuk ka licencë të vlefshme për kontrollor mbikëqyrës të trafikut ajror dhe as nuk ka të paktën 6 vite përvojë pune si kontrollor.
Nga ana tjetër, propozimi i ri – Hekuran Asani, është një kontrollues aktiv i trafikut ajror në M-NAV dhe plotëson kërkesat e përcaktuara në nenin 17 të Statutit të Shoqërisë Aksionare Shtetërore M-NAV./TV21
Mehmedi nuk i plotësoi kushtet, Qeveria vendosi që Asani të jetë drejtor i ri në M-NAV appeared first on Telegrafi.