Modulet e arsimit për paqe, përveç se në arsimin e mesëm duhet që vazhdimisht të zbatohen edhe në institucionet e tjera arsimore me qëllim ndërtimin e një shoqërie tolerante dhe gjithëpërfshirëse. Nga Ambasada e Fëmijëve “Megjashi” thanë se përmes zbatimit të moduleve: komunikimi jo i dhunshëm, menaxhimi i konfliktit, ndërmjetësimi i bashkëmoshatarëve dhe jo dhuna, shkollat do të ulin numrin e rasteve të dhunës dhe bulizmit.
“Nevojiten forca të përbashkët, duhet punë e vazhdueshme dhe jo vetëm kur ndodhë diçka. Vazhdimisht flasim për ndonjë parandalim, pikërisht këto module që janë të qasshme mund të jenë një përgjigje për këtë veprim parandalues”, deklaroi Ana Bitolanu, “Megjashi”.
“Kjo u ndihmon mësimdhënësve në mënyrën se si të flasin, në mënyrën se si nëpërmjet ushtrimeve praktike ti vendojnë në pozitë nxënësit që ta ndjejnë se çfarë do të thotë të jesh në anën e viktimës ose në anën e atij që bulizohet”, tha Fatmire Ajdari, “Megjashi”.
Safet Neziri, këshilltar shtetëror për arsim tha se udhëheqësia e re e Ministrisë së Arsimit duhet të bëj të pamundurën që këto module të bëhen të detyrueshme në programet mësimore.
“Këto module, nuk them të kenë plan të posaçëm mësimor, libër ose lëndë të posaçme por këto module të vendosen brenda lëndëve, të bëhen të detyrueshme që të mund të institucionalizohen një qind për qind në sistemin arsimor”, deklaroi Safet Neziri, MASH.
Në shkollat vendit vitet e fundit kanë shënuar rritje rastet e dhunës mes bashkëmoshatarëve si dhe ato të bulizmit./Alsat/
“Megjashi”: Modulet e arsimit për paqe duhet të zbatohen edhe në institucione appeared first on Telegrafi.