Kalimi nga pika A deri në pikën B mund të mos jetë e njëjta përvojë në të gjithë Evropën. Shtatë nga 10 banorë në Evropë janë përgjithësisht të kënaqur me transportin publik në qytetin e tyre, sipas një raporti të Komisionit Evropian.

Megjithatë, ka një hendek të madh në nivelin e kënaqësisë me transportin publik nëpër qytetet evropiane.

Kur krahasohen faktorë të tillë si qasja, siguria, frekuenca dhe besueshmëria, ekziston një prirje gjeografike ku qytetet e Evropës veriore dhe perëndimore raportojnë kënaqësi më të lartë me transportin publik, ndërsa qytetet e Evropës Jugore dhe Lindore tregojnë nivele më të ulëta kënaqësie.

Maqedonia është ndër të fundit në këtë listë, pra e gjashta prej nga fundi. Pas RMV-së janë Italia dhe Shqipëria me 29% kënaqësi me transportin publik.

Në Itali, duhet theksuar se përjashtim bën Roma, ku kënaqësia me transportin publik është rreth 50%. Pasuar nga Mali i Zi me 37%, Serbia dhe Qiproja me 44% qytetarë të kënaqur, ndërsa në Maqedoni 47% e qytetarëve janë shprehur të kënaqur me transportin publik.

Niveli më i lartë i kënaqësisë me transportin publik gjendet në Austri, ku deri 91% janë të kënaqur me mënyrën se si funksionon transporti publik./Telegrafi/

Më shumë se gjysma e qytetarëve të RMV-së nuk janë të kënaqur me transportin publik appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version