Sot, më 22 qershor 2024, një helikopter Bel-412 nga Departamenti i Njësive të Aviacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka operuar në zjarrin në atarin e fshatit Cer, komuna e Kërçovës.

Helikopteri ka hedhur mbi 25 tonë ujë dhe në koordinim me forcat në terren zjarri është vënë nën kontroll.

Me këtë u ndal dega që do të pushtonte pyllin e ahut.

Tetë zjarre të hapura dhe disa ndërhyrje të lehta janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Gjatë ditës së djeshme (21.06.2024) Ndërmarrja Publike “Pyjet Kombëtare” filial “Lopushnik” nuk ka marrë pjesë në shuarjen e zjarrit në pyll, përveç se kanë ndërhyrë 20 qytetarë nga popullata vendase, ku është intervenuar nga ajri me helikopter. Ministria e Brendshme, e cila në 7 deri në 8 raste ka derdhur ujë në zonën e djegur, me ç’rast është neutralizuar një degë e zjarrit. Përkundër ndërhyrjeve të tilla, zjarri nuk është shuar plotësisht dhe është ende aktiv dhe ekziston rreziku që zjarri të hyjë edhe në pyllin e ahut, me ç’rast do të ishte shumë e vështirë të kontrollohej.

Me mbi 25 tonë ujë zjarri në Kërçovë është vënë nën kontroll appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version