U.d. kryetar i i komunës së Sarajit, Ilas Veseli thotë se Saraji do të ketë 4 këshilltarë më pak, ndërsa do të marrë më pak mjete financiare si komunë, nga pushteti qendror.

Nga BDI u shprehën se Saraji ka ngelur me 38 399 qytetarë, dhe për pasojë edhe numri i këshilltarëve komunal është zvogëluar

Reagimi i plotë i Veselit:

Në Komunën e Sarajit sipas regjistrimit të fundit jetojn gjithsej 44 048, nga të cilët rezident jane 38 399 dhe jo-rezident 5649.

Në bazë të nenit 34 të ligjit për pushtet lokal, definohet numri i antarëve të këshillit komunal sipas numrit të banorëve të komunës, dhe në këtë rast Saraji me gjithsej 44.048 banorë sipas regjistrimit të fundit, bie në grupën e pestë (nga 40.001 – 60.000) me çka duhet të ketë 23 këshilltarë.

Me datë 24. 09.2024 qeveria aktuale ka sjellë vendim për të mos llogaritur popullsinë jorezidente e cila numëron 5649 banorë, me çka Saraji do të humb 4 këshilltarë dhe në vend të ketë 23, do të mbetet me 19 këshilltarë.

Gjithashtu, Komuna e Sarajit dhe qytetarët e saj nga ky vendim i qeverisë për të fshirë 5649 bashkëqytetarë jo rezident, kryesisht mërgimtarë, do të marrë më pak mjete të cilat ndahen nga pushteti qendror në formë të dotacioneve të ndryshme, shuma e të cilave përllogaritet për kokë banori në bazë të numrit të popullsisë. Respektivisht, Saraji dhe qytetarët e saj do të marrin më pak mjete për investime kapitale, më pak blok dotacione për arsim, e më pak dotacione të dedikuara për financim të projekteve nga fusha të ndryshme që vijn nga pushteti qendror.

Me fshirjen e diasporës, Komuna e Sarajit do të ketë 4 këshilltarë komunal më pak appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version