Dy helikopterë të policisë, njëri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe një i Serbisë, vazhdojnë shuarjen e zjarreve në afërsi të Ohrit në afërsi të fshatit Kosel.

Zjarri mbi Kosel të Ohrit është ndezur përsëri, edhe pse herë pas here autoritetet lokale me mbështetjen e helikopterëve të MPB-së dhe Republikës së Serbisë arrijnë të vendosin kontrollin. Megjithatë, zjarri ende nuk është shuar, siç ka thënë drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

Sa i përket zjarrit në Makedonski Brod, Anglleov sot në mëngjes informoi se ai shuhet gjatë natës, por përsëri ndizet gjatë ditës me rritjen e temperaturave./Telegrafi/

Me dy helikopterë po tentohet të shuhet zjarri në Ohër appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version