Pensionistët në Maqedoni do të protestojnë sërish. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryetares aktuale të Shoqatës së pensionistëve, Stanka Trajkovska. Sipas pensionistëve nga Shtipi, Koçani dhe Shën Nikolla, të cilët protestuan me muaj dhe kërkuan rritje lineare të pensioneve, Trajkovska i tradhtoi kërkesat e tyre dhe i la ata pensionistë me të ardhura minimale, siç thonë ata, në prag të ekzistencës.
Ata bëjnë thirrje për protestë masive që do të mbahet më 3 shtator në Shkup.
Stanka Trajkovska për TV24 thotë se nuk sheh arsye për të dhënë dorëheqje, pasi siç theksoi ajo, në periudhën e kaluar Shoqata ka kërkuar rritje progresive të pensioneve, por kanë edhe një sërë propozimesh të tjera për përmirësimin e gjendjes materiale të pensionistëve.
Kërkesa për nisjen e hetimi për funksionimin financiar të Shoqatës është dorëzuar në disa organe shtetërore, pretendojnë pensionistët, pasi dyshonin se nuk po bëhej sipas ligjit.
Përveç dorëheqjes, pensionistët kërkojnë edhe ndryshime dhe ligje të reja në fushën e rritjes së pensioneve, procedurën me të cilën zgjidhet kryetari i Shoqatës së pensionistëve, si dhe kohëzgjatjen e mandatit të tij.
Ndryshe, pagesa prej 2.500 denarë rritje lineare të pensioneve fillon nga shtatori, ndërsa nga marsi i vitit të ardhshëm pensionistët do të marrin edhe 2.500 denarë tjera./Telegrafi/
Më 3 shtator protestë e pensionistëve në Shkup appeared first on Telegrafi.