Presidentja e sapo zgjedhur, Gordana Siljanovska Davkova më 23 maj do të ketë vizitën e parë jashtë vendit.
Ajo do të pranohet nga Papa Francisk në Vatikan, ndërsa ditën e ardhshme në Romë do të merr pjesë në një ngjarje për vëllezërit Kirili dhe Metodi.
Siljanovska Davkova do të vizitojë bazilikën e Shën Klimentit, ku ndodhet varri i shën Kirilit, dhe më pas Bazilika e Santa Maria Maggiore, ku ka një pllakë të shkruar në gjuhën maqedonase.
Gjatë qëndrimit në Romë, Presidentja do të pritet nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella./Telegrafi/
Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit appeared first on Telegrafi.