Janë transferuar njëqind milionë denarë në SHA Ekonomizim për pagesën e pagave të mbetura, informon pasdite Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

Sipas MBPEU, ndërmerren aktivitete për zgjidhjen e problemeve të cilat i ka krijuar Qeveria paraprake.

“Sot kam nënshkruar marrëveshje për pagesën e mjeteve financiare për transferin e pagave të mbetura të 509 të punësuarve në SHA Ekonomizim. Gjithsej njëqind milionë denarë janë siguruar për SHA Ekonomozim. Punojmë për ta kthyer shpresën te populli për një të ardhme më të mirë”, ka theksuar ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për pagesën.

Ministri, siç qëndron në kumtesë, e ka theksuar qasjen serioze të cilën e ka Ministria dhe Qeveria dhe ka theksuar se në periudhën në vijim në fokus do të jenë të kënaqur bujqit dhe të punësuarit në institucionet shtetërore.

“Vetëm për pesëdhjetë ditë punë, kjo Qeveri në krye me kryeministrin Mickoski punon me përkushtim në zgjidhjen e problemeve të cilat i trashëguam nga Qeveria paraprake”, qëndron në kumtesë.

MBPEU: Janë transferuar njëqind milionë denarë për pagesën e pagave të mbetura të punëtorëve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version