85 anëtarë të Kuvendit të ASH-së kanë nënshkruar deklaratën mbështetëse për Arben Taravarin dhe bashkëpunimin me opozitën shqiptare.

Dhënia e nënshkrimeve u bë sonte, në tubimin e mbajtur në Kumanovë, i cili është thirrur nga Arben Taravari.

Taravari në fjalimin e tij tha se “ndryshimi ka nisur dhe se ASH-ja do të jetë ajo që do t’i prijë ndryshimit”.

Lexo po ashtu
Taravari nga Kumanova: Ndryshimi nuk bëhet me BDI-në, ndryshimit do t’i prijë ASH-ja

“Sot fillon ndryshimi, por fitorja do të jetë më 8 maj. Ditët numërohen dhe besoj se ky entuziazëm do të qëndrojë edhe më tej. Shumë anëtarë të partive tjera i bashkangjiten ASH-së. Shumë njerëz që skanë votuar më thonë se tani do ta votojnë ASH-në”, tha Taravari.

Ai tha se ASH-ja nuk do të jetë në Qeveri me parti që nuk përkrahin ndryshimet kushtetuese dhe nuk janë pro anëtarësimit të vendit në BE./Telegrafi/

Mbledhja e ASH-së në Kumanovë, 85 kuvendarë mbështesin Arben Taravarin për koalicion me opozitën shqiptare appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version