Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut mbetet e mbyllur, përderisa nuk respekton detyrimet që ka marrë me Marrëveshjen e Prespës, tha sot në konferencën e sotme të rregullt për media, zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis.
Zëdhënësi i qeverisë kujtoi se partia Demokracia e Re e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis nuk votoi pro Marrëveshjes së Prespës sepse, tha ai, ajo përmbante boshllëqe në masat mbrojtëse dhe dispozita.
“Gjithashtu, (Missotakis) paralajmëroi se shkelja apo pajtueshmëria selektive e saj jo vetëm që cenon besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve për zgjidhjen e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor, por kërcënon edhe sigurinë në rajonin më të gjerë”, tha Marinakis dhe shtoi se kryeministri grek në fjalimin e tij gjithashtu theksoi se “Pacta sunt servanda”, domethënë se marrëveshjet duhet të respektohen.
Partia opozitare greke SYRIZA dënon pa mëdyshje, siç thonë ata, shkeljen e e Marrëveshjes së Prespës nga kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë Samitit të NATO-s në Uashington. Partia i bën thirrje qeverisë së Mitsotakis që “më në fund të zgjohet nga letargjia diplomatike në të cilën ka rënë dhe të ndërmarrë veprimet e parapara, në mënyrë që Qeveria e Maqedonisë së Veriut të përballet me përgjegjësitë e saj”./Telegrafi//
Marinakis: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut mbetet e mbyllur, përderisa nuk respekton Marrëveshjen e Prespës appeared first on Telegrafi.