Në konferencën e sotme për Zëvendëskryeministrit Bojan Mariçiq për Çështjet Evropiane, bëri një vlerësim të vitit 2023 dhe shprehu qëllimin e vendit për të hyrë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.Në konferencë, Mariçiq shprehu mirënjohjen e tij për institucionet që kanë kontribuar në procesin e integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar fillimin e negociatave për anëtarësim. Ai theksoi se, pavarësisht sfidave, vendi është duke u përpjekur të përmbushë obligimet e Kornizës së negociatave për anëtarësim.
“Përveç dy udhërrëfyesve (Udhërrëfyes për sundimin e ligjit dhe Udhërrëfyesin për reformën e administratës publike) dhe Planit të veprimit për promovimin e të drejtave të komuniteteve të më pak se 20% të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilat tashmë janë dërguar në Bashkimin Evropian, na mbetet të plotësojmë edhe një obligim tjetër kyç, që janë ndryshimet kushtetuese. Krejt përgjegjësi e jona, e brendshme. Për secilin prej nesh dhe veçanërisht për çdo deputet”.
Zëvendëskryeministri gjithashtu bëri një vlerësim të ndryshimeve kushtetuese, duke thënë se ato nuk do të dëmtojnë shoqërinë multikulturore dhe do të hapin rrugën për fondet evropiane dhe hapjen e kapitujve të reja në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
“Të marrim përgjegjësi, të tregohemi të denjë për sfidën për të hedhur hapin e ri më afër integrimit evropian. Le të arrijmë një konsensus politik për këtë çështje, jo për hir të përfitimeve partiake, por për hir të së ardhmes së përbashkët – së bashku në vend për të qenë bashkë dhe të barabartë me të tjerët në Bashkimin Evropian” tha ai, gjithashtu shtoi se Maqedonia e Veriut duhet të shfrytëzojë mundësitë për reforma sipas standardeve evropiane, duke përdorur fondet e ofruara nga BE-ja.
Në përfundim, Zëvendëskryeministri theksoi nevojën për një konsensus politik dhe solidaritet të përbashkët për të përfituar nga atmosfera pozitive dhe angazhimi i vendeve anëtare në zgjerimin e Bashkimit Evropian. Mariçiq përfundoi duke shpallur qëllimin e tyre përfundimtar: “Të jemi pjesë e familjes së komunitetit evropiane, solidaritetit dhe progresit ekonomik deri në vitin 2030”. /Telegrafi/
Mariçiq: Maqedonia e Veriut drejt BE-së deri në vitin 2030, ndryshimet kushtetuese sfidë për të ardhmen appeared first on Telegrafi.