Si dikastere udhëheqëse në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për Planin e rritjes, Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Ministria e Financave, i prezantuan prioritetet nga Agjenda e reformave të përcaktuara si detyrim i ynë në Plan. Nga BE-ja kemi njohje të larta për ato prioritete dhe ato janë harmonizuar edhe me prioritetet e Brukselit, tha në një videodeklaratë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq pas takimit të ministrave për Planin e rritjes i cili mbahet në Kotor të Malit të Zi.
Duke e theksuar rëndësinë e Planit të rritjes së KE-së për Ballkanin Perëndimor, Mariçiqi theksoi se nuk ka kohë për të humbur në zbatimin me sukses të detyrimeve të dakorduara të çdo vendi të përfshira me Planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor të Bashkimit Evropian.
“Në një fjalë ajo është porosia kryesore nga Takimi rajonal i ministrave për çështje evropiane dhe të ministrave të financave nga vendet e rajonit me përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Evropian dhe të institucioneve financiare të BE-së përgjegjëse për zbatimin e suksesshëm dhe me kohë të Planit të rritjes“, njoftoi Mariçiq.
Siç bën të ditur Sekretariati për Çështje Evropiane, Mariçiqi informoi se tashmë janë dakorduar dhe harmonizuar detyrimet tona për Qasje në sferën e vetme për pagesë në euro, për Shtigjet e gjelbra për avancim të lehtësimit të tregtisë dhe transportit, për vaj-faj zonat e lira në hapësirat publike në 500 komuna në rajon dhe për zhvillim të qendrave digjitale inovative. Siç tha, janë konfirmuar edhe hapat e ardhshëm.
Përkushtimi i BE-së për përshpejtimin e proceseve të integrimeve evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Maqedonisë së Veriut, thekson ai, “është nxitje e fuqishme për ne që në asnjë mënyrë të mos e pengojmë këtë proces”.
“Bëhet fjalë për proces për evropianizim të shpejtë të shtetit i cili duhet të vazhdojë sipas planeve dhe prioriteteve tashmë të konfirmuara për prosperitet të çdo qytetari, të Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit dhe Evropës”, thekson Mariçiq.
Mariçiq: Evropianizimi i shtetit me Planin e rritjes duhet të vazhdojë për prosperitet të çdo qytetari appeared first on Telegrafi.