Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka njoftuar sot se propozimi i Planit të Veprimit për të drejtat e bashkësive në vend është dërguar në Bruksel për vlerësim. Në një deklaratë për median, Mariçiq bëri të ditur se ky plan, i cili përfshin udhërrëfyes për sundimin e ligjit dhe reformat në administratën publike, është pjesë e procesit për hapjen e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, Ministria e Punëve të Jashtme ka theksuar se Planin përfundimtar nuk është dorëzuar ende në BE për shkak të nevojës për një debat publik në vend. Në këtë debat do të përfshihen edhe elemente që lidhen me të drejtat e bullgarëve në vend. MPJ-ja propozon që debati për planin të përkojë me debatin publik për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

“Është dorëzuar një version i Planit të Veprimit, i cili është konstatuar se nuk është përfundimtar, por se është versioni i punës. Në momentin që do të vlerësojmë së bashku në komunikim me Brukselin se duhet të dërgohet versioni përfundimtar, do ta dërgojmë”, tha Mariçiq.

Planin e Veprimit parashikon reforma të ndryshme, duke përfshirë ndryshime në ligjet për drejtësinë dhe administratën publike. Për të arritur objektivat e përcaktuara, disa reforma duhet të miratohen në Parlament me një shumicë të caktuar. Për shembull, deri në vitin 2026 pritet të ndryshohen ligjet për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, si dhe të miratohet një Kod Penal i ri deri në vitin 2025.

Ai shtoi se se disa vërejtje janë marrë dhe janë përfshirë në tekstet e udhërrëfyesve, të cilët do të përcaktojnë se kur dhe si do të zbatojnë reformat gjatë procesit të negociatave për anëtarësim në BE. /Telegrafi/

Mariçiq: Është dërguar në Bruksel një version i Planit të veprimit për bashkësitë etnike në vend appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version