Maqedonia e Veriut është ende në mesin e vendeve që luftojnë dobët korrupsionin, sipas organizatës prestigjioze Transparency International. Kryetari i kësaj organizate, Bllagoja Pandovski, ka bërë të ditur se rekomandimet e shumta për të përmirësuar situatën nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim të ndjeshëm në politikat që duhet të ndiqen për të përballuar korrupsionin.
“Megjithatë asgjë nga këto rekomandime, madje as rezultatet nuk kanë efekt ndaj opinionit politik me qëllim që lufta kundër korrupsionit të rritet. Kishim dy matje, njëra ishte e IRI-t ku besimi në sistemin e drejtësisë ishte 4%, ndërsa pas gjashtë muajsh ra në 1%. Gjithsesi se sistemi i drejtësisë, para së gjithash Prokuroria Publike janë institucione bartëse, të cilat duhet të luftojnë kundër korrupsionit”, tha Bllagoja Pandovski, kryetar i Transparency International.
Pandovski theksoi se mosprocedimi i rasteve për korrupsion, mungesa e gjyqimeve dhe vendimeve të plotfuqishme janë disa nga shkaqet kryesore që ulin besimin në drejtësi. Ndërkohë, ai po ashtu bëri thirrje për ndërhyrje të menjëhershme për të adresuar këto çështje dhe për të siguruar se institucionet e drejtësisë janë në gjendje të luftojnë me efikasitet kundër fenomenit të korrupsionit. /Telegrafi/
Maqedonia e Veriut vazhdon luftën kundër korrupsionit appeared first on Telegrafi.