Shtetet e Bashkuara do të paraqesin sot një projekt-rezolutë në OKB që përdor gjuhë më pak kritike ndaj pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia sesa projekt-rezoluta e propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Ukraina.
Përkatësisht, siç njofton “Sloboden Peçat”, bashkë-sponsorizues të rezolutës amerikane janë Gjeorgjia, Hungaria, Izraeli dhe Maqedonia e Veriut. Rezoluta për të njëjtën temë, por me retorikë më të ashpër ndaj Rusisë, do të propozohen sot në të njëjtën kohë nga Franca dhe Gjermania.
Ajo që është interesante është se shumica e anëtarëve të BE-së do të jenë në favor të kësaj rezolute. Por ka të ngjarë që Sllovakia, Italia si anëtarë të BE-së dhe kandidatët e BE-së Serbia, Mali i Zi dhe Turqia do të mbështesin rezolutën e SHBA-së.
Të dy draftet u propozuan për të shënuar përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë mbi rezolutat./Telegrafi/
Maqedonia e Veriut është bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA në OKB për Ukrainën appeared first on Telegrafi.