Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjellë vendim që të dërgoj ushtarë në Letoni.

Këtë vendim Qeveria e solli bazuar në propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Qeveria, në propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes ka sjell vendim për dërgim të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për pjesëmarrje në misionin e NATO-s “Enhanced Forward Presence -eFP” në Republikën e Letonisë”, qëndron në njoftimin e Qeverisë.

Qeveria në seancën e djeshme gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi informacionin nga Ministria e Mbrojtjes për nevojën e dhënies së kontratës për furnizimin e helikopterëve transportues shumëqëllimorë, me lidhjen e marrëveshjes qeveri me qeveri ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës Italiane.

Nga Qeveria njoftojnë se është autorizuar ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të nënshkruajë Aranzhimin ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë e Mbrojtjes e Republikës së Italisë, për bashkëpunim në fushën e aviacionit ushtarak me helikopterë.

Maqedonia e Veriut do të dërgojë ushtarë në Letoni appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version