Ministri i Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut, Zlatko Perinski të hënën në Vranje do të marrë pjesë në Konferencë me rastin e shpalljes së thirrjes së parë për projekt propozimet për Programin Ndërkufitar Serbi-Maqedoni e Veriut 2021-2027 në kuadër të Instrumentit për ndihmë paraqasëse (IPA III), njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Konferencën, e cila organizohet nga Ministria e Integrimeve Evropiane e Serbisë, do ta hapin ministrja serbe e Eurointegrimeve, Tanja Mishçeviq, ministri i Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut, Zllatko Perinski, kryetari i Vranjes, Slobodan Milenkoviq dhe shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuel Zhiofre.
Ministria e Financave e Republikës së Serbisë do të mbajë Info ditë, ku përdoruesit potencialë do të informohen për kushtet për të aplikuar në Thirrjen e parë për Projekt propozimet për Programin Ndërkufitar Serbi – Maqedoni e Veriut 2021-2027.
Në të njëjtën ditë, ministrat Tanja Mishçeviq dhe Zllatko Perinski do të vizitojnë tre projekte, të cilat janë realizuar në kuadër të Programit të bashkëpunimit Ndërkufitar Serbi – Maqedoni e Veriut dhe Bullgari – Serbi.
Mes tyre është vizita në Ndërmarrjen publike Komrad, në kuadër të së cilës u realizua projekti “Përmirësimi dhe mbrojtja e shëndetit të njerëzve dhe mjedisit jetësor, duke ulur rrezikun e ndotjes përmes menaxhimit efikas të mbetjeve”. Projekti përfshiu bashkëpunimin me katër kompani të shërbimeve publike, duke përfshirë Komrad nga Vranja dhe tre komuna të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, ndërsa përfshiu hartimin dhe pastrimin e deponive ilegale, rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe trajnimin e rreth 1.400 personave. Gjithashtu janë përmirësuar kapacitetet e kompanive dhe qytetarët kanë marrë 944 kontejnerë të rinj për mbeturina.
Ministrat e Serbisë dhe Maqedonisë do të vizitojnë Ndërmarrjen publike Ujësjellësi Vranje, e cila është e përfshirë në zbatimin e projektit “Përforcimi i marrëdhënieve ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë me qëllim të përbashkët përmirësimin e mjedisit jetësor”. Fokusi i këtij projekti është përmirësimi i kapaciteteve për menaxhimin me gjendje të jashtëzakonhsme në rajonin ndërkufitar, duke përfshirë përmirësimin e resurseve teknike dhe njerëzore në raste krizash, fatkeqësish natyrore dhe gjendje të jashtëzakonshme.
Maqedonia e Veriut dhe Serbia me Konferencë për projekte për Programin ndërkufitar 2021-2027 në kuadër të IPA 3 appeared first on Telegrafi.